…. NGA CIKLI: JETA IME NË GJIROKASTËR…!!!
…. ” Tek ty po vij Lagjia ime e hershme, tek ty Pallati im, tek ty Oborri im, për tek ju po vij gjitonët e mi të dikurshëm…..!!!”
….U ngrita herët. Nuk u vonova shumë dhe dola . Zbrita rrugën dhe pas pak u gjënda tek ish-Pallati im nr 23.
Pikërisht poshtë ish-ballkonit tim u ula të pi kafen e parë atë ditë.
Sa mall plot 15 vjet pa hyrë në lagjen time të dikurshme.
Nuk më mbante vëndi pa vizituar pallatin nga brënda.
U ngrita pagova kafenë dhe avash nën peshën e kujtimeve mora kthesën.
E para gjë që shikova ishte se mungonte hapsira e oborrit të dikurshëm të pallatit tim në formë “L”.
Mungonin ato trotuaret e ngushtë ku ne, fëmijët sajonim karroca me kuzhineta dhe me ndihmën e këmbëve mbanim drejtimin për të marë kthesën e parë menjëherë pa u përplasur tek qoshja e murit.
Ose kur luanim me kaçole duke këputur pullat edhe të palltove të prindërve tanë që kur e kuptonin nuk na i kursenin veshët duke na i zgjatur.
Sa trishtim…!!
Edhe hapsira ndërmjet hyrjes së parë të Kiços, të Gjergjit, të Arianit, të Fredit dhe hyrjes time ishte “zaptuar” dhe një derë hijerëndë e mbyllur me kyç, duket sikur më thonte:
-E humbe dhe këtë shans.
Zvarrë arrita tek hyrja ime. Shkallët e brëndëshme asnjë ndryshim, ashtu të kafshuara nga përdorimi i viteve.
Ngjita tetë shkallët e para, po i mbaja mënd aq ishin u ktheva për të hypur në katin tim.
Përballë parvazi i dritares.
O Zot mungonte edhe skeleti i dritares ku rrinim dikur Ne, fëmijët e atij kati, Pirro, Mihali, Manushi, Tiku apo edhe të tjerë.
Ngjita shkallët i mbaja mënd ishin nëntë.
Kishim edhe një lojë e quanim më “të zotin” kush hidhej nga shkalla më e lartë mbajtur nga parmaku i shkallës.
Të guximshit hidheshin edhe nga shkalla e nëntë.
Edhe unë hidhesha nga ajo shkallë.
Fotografova deren ish-hyrjes time.
Sa mall vajta e preka lehtë, vura veshin, por nuk mora guximin ti bija si dikur.
Sa mall….!!
Zbrita shkallët kur përballë u ndesha me një hotel.
O Zot e kishin zaptuar “pushtuesit” edhe këtë hapsirë të lirë për ne fëmijët.
Nga hyrja tjetër më mungonte zëri i Ilos, Gëzimit, Drinit, Takut, Raqit e shumë e shumë të tjerëve…
…Vazhdova rrugëtimin nëpër rrugët e lagjes së dikurshme vetëm ndërtime, hapsirat e ngushtuara ishin rregulluar, por nuk gjeta ato hapsira ku ne luanim aq lirshëm dikur..
Po edhe dashurite e para janë “pjekur” në “kuadratet” e atyre hapsirave, apo jo miqtë e mi….??!!
I ardha kryq e tërthor bllokut të lagjes time.
Më mirë të mos kisha hyrë në thellësi të lagjes time të shikoja vetëm ato fasada marramëndëshe të reklamave dhe dyqaneve.
Mungonte fusha e futbollit në krah të djathte të kuadratit të pallateve.
Mungonte edhe fusha e futbollit tek ish-Uzina Metalike.
Kur u ktheva i rashe nga trotuari që dikur shkonim të gjithë në shkollë çdo mëngjes grupe- grupe ata fëmijë që sot me siguri jane bërë dhe gjyshër, por pa kujtime që tu thonë nipërve apo mbesave.
Kujtesa vetvetiu po shuhet….
Mos pushtetarë, mos e vritni edhe kujtimin tonë të bukur që nuk ka asnjë kosto.
Mjaft bëtë xhepa të fryrë në kostumet tuaja!!.
Do të ikni nga kjo botë me një grush dhe sipër kufomave tuaja dhe atëherë do tua dhurojnë këta ” fëmijë” të dikurshëm që u vratë ëndërrat!!
A nuk i shikoni që fëmijët e sotëm gjithë ditën janë me celularë në duar me lojra elektronike.
Ju u keni hequr gëzimin dhe dhëmbjen e gjunjve të vravë.
Boll në keni Perëndi se një dite do tju gjykoje dhe aty në varrin tuaj të braktisur..!!!
