FENIKS
Nuk mundem të bëhem yll,
të vij tek ti.
Por,
shkreptimave të blusë së errët magjiplotë,
ja u dalloj shikimin,
arterie zemre kur therr.
Hënës, si lutem të më zbrazë hiroglife dashurie.
Trokitjet,
poreve të qënies ndiej
.
Prekjen ajrit s’ mund t’ja ndal tek shtrin gishtat lëmuar lëkurë.
Malli i gjallë,
shkrumbon, djeg.
Flatrave të shpirtit nuk mundem t’ ju pres krahë,
S’ jam hyjni.
Obilisqesh zemre të mbaj shtrënguar thellë,
Në fshehti.
Adhurues i perëndeshës së hirit femëror,
zjarr kozmik.
I tempullit të Heliopolisit, altar.
Ti më vdes e përsëri, ti më ringjall.
