Qeshni të më qeshi rreshti.
Bëhu grua që buzëqesh
Qesh të qeshemi përbrenda
Jam një nënë luaneshë
Kurrë nga qeshja s’u çmenda …
Buzëqesh edhe për ty
E kam fjalën për çdo grua
Perëndi, “gruaja me sy” !
A e sheh sa shumë i dua!?
Se jam femër edhe vetë
Dhe kur shoh femrën të qeshi
Shpirti im bëhet poet
Qeshni ,të më qeshi rreshti.
Je krijim që lind krijesë
Dhe i rrit mes atijë gjiri
Asnjë luftë s’ke lënë në mes
Sfidave t’u trembet syri.
Dallgëve rilinde jetën
Shpirtin ,mendjen bija , biri
Vdekjes ,viri bajonetën
Le t’i shkrijë asajë qiriri…
Nga të qeshurat s’ka vdekur
Asnjë grua deri sot
Buzëqeshja bëhet hekur
Hekur, që i përthan lot…
Mos u mposhni qeshni femra
Jeta është veç një betejë
Arma juaj është vetë zemra
Çdo të keq e hedh përtejë…
