Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritBedri Tahiri-PËRTEJ VDEKJES (Dritëro Agollit)

Bedri Tahiri-PËRTEJ VDEKJES (Dritëro Agollit)

Thanë si përqartë: Iku e na la Dritëroi!
Mua bëftë, seç më theri thellë në zemër
Edhe pse nga urtësia e Njeriut të mirë
Kisha mësuar se kurrë nuk vdes poeti!


Flokëthinjuri nga Menkulasi i Devollit
Qe poet, gazetar, prozator, dramaturg…
Ishte edhe në politikë e në Akademi
Por, para së gjithash, ishte NJERI!


Mato Gruda e plaku i sertë Mere
Rrëfeheshin para Komisarit Memo:
Për gruan e tokën, lëmë kokën!
Amanet, trashëguar nga Baballarët!


Prit edhe pak!- i thoshte vdekjes poeti
Duke tymosur duhan e ngritur dolli
Jeta e mësoi të mos ia ha qeni shkopin
Ashtu, në heshtje, mbylli sytë, si Hyjni!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT