Wednesday, January 15, 2025
BallinaLajmeBastiset shtëpia e ish-këshilltarit të Thaçit, Ismail Syla

Bastiset shtëpia e ish-këshilltarit të Thaçit, Ismail Syla

Një bastisje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ndodhur të mërkurën në mëngjes në shtëpinë e Ismail Sylës ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi,  i cili po gjykohet nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për krime të pretenduara lufte në Hagë, raporton RTKlive.

Kanë vazhduar edhe sot bastisjet nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Qysh në mëngjes, Specialja ka bastisur banesën e Ismail Sylës, ish-këshilltar i ish-presidentit Thaçi.

Ndërkaq, para dy ditësh dhe të martën, Specialja ka bastisur edhe disa shtëpi të tjera, të ish-këshilltarëve të ish-presidentit Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Blerim Shala dhe Artan Behrami, si dhe të disa ish-ushtarëve të UÇK-së, ku edhe u ka konfiskuar materiale të ndryshme dhe telefona.

Prokuroria e Specializuar e Hagës kohëve të fundit ka pasur disa aksione të ndryshme të ngjashme. Bastisje kishte pasur edhe në shtëpinë e heroit Fahri Fazliu dhe në familjen e Hakif Zejnullahut.

Javë më parë Prokurori i Dhomave te Specializuara ua ka konfiskuar telefonat disa ish-ushtarëve të UÇK-së, përfshirë edhe komandantin e zonës së Llapit, Rrustem Mustafa.

E muaj më parë ishte bastisur edhe shtëpia e ish-këshilltarit tjetër, Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentit Thaçi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT