Intervale me diell do të ketë ditën e diel, derisa orëve të pasdites të reshurat shtrihen nga pjesët perëndimore të vendit, e më vonë edhe në pjesë tjera.
Intervale më të gjata me diell parashihen në ditët e para të javës vijuese, derisa të mërkurën sërish rikthehen të reshurat e shiut.
Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 18C e 19C, për të pësuar një rënie të mërkurën në 15C.
Cilësia e ajrit të dielën do të jetë me indeks në vlera të pranueshme dhe të mira.