DIAGNOZA
Me autoambulancë e dërguan në urgjencen spitalore
I morën gjak në damarë dhe gisht
i maten pulsin, temperaturën
I bënë eko dhe skaner
Por diagnozën s’ia gjetën çuditërisht.
U mblodhën në konsultë mjekë të shumtë
Të zemrës, mushkërive, kokës e barkut
I panë analizat dhe grafitë me rotgen
Por diagnozën s’ja gjetën plakut.
E mbajtën ca ditë nën mbikqyrje
Analizë pas analize si eksperiment në laborator
Por për çudi asnjë lëvizje
Në treguesit klinik të plakut të gjorë.
“Asgjë nuk ka për tu shqetësuar”
Foli një mjek me zë të lartë
Pleqëria thellë ka përparuar
Dërgojeni në shtëpi te familjartë.
Ah familjarët, asnjë s’kishte pranë
Mërguar kishin në dhe të huaj, larg
Një pike loti i nxehtë nga syri plakut ra
Si tu thoshte mjekëve:
sëmundja ime ka diagnozën “mall”.