NJË E MË I MADHI
(Gjergj Kastrioti)
nëpër gurët e prushtë
ngjitem në fronin e Hyjit
si mbi re shoh Fushë-Krujën e tistë
kalorësit e muzgut sikur afrohen
e Kruja si engjëll i trembur
i hynë nën sqetull hyjit
ai ngre krah
e me shpatën e diellit
e prenë përgjysmë natën e gjysmëhënës
e ndiej frymën e tij
si prekje e bekuar
e pëshpërit uratën
të lumtë ne për ty
Gjergj