Kur një grua e lënduar
pushon së dashuruari,
e bën në heshtje,
pa bërë zhurmë.
Arrin në një pikë që nuk mund të durojë më gjithçka.
Ajo duron mungesat, gabimet,
zhgënjimet dhe gënjeshtrat pa fund
nga njeriu që do.
Kur durimi shteron dhe shpirti i saj
është bërë copë-copë,
kur zemra i është dërrmuar në çdo skaj,
nuk ka forcë që e ndal.
Ajo është e lodhur,
dhe një “më fal” nuk zgjidh më asgjë.
Gruaja e dashuruar dashuron
me gjithë forcën e shpirtit.
Por nëse e mashtron,
ajo nuk të fal.
