NGA TI
Nga ti, e doja si fillim
Një të vetme fjalë, asgjë më tepër
Rrugës së jetës gjërat rrjedhin
Në dashuri janë gjunjëzuar dhe mbretër !
Nga ti sot, e prisja dhe një buzëqeshje
Buzëqeshje që shpirtin të ledhaton
Mos u kurse, dashuria ime
Në këtë jetë, lum ai që dashuron !
Nga ti sot, prisja dhe një përqafim
Përqafim që shpirti t’a ketë zili
Ndaj mos u kurse, dashuria ime
Mungesa ndjehet, gjer në brendësi !
Pa të dyja këto, nuk ka lumturi
Dhe sinqeriteti duket se merr udhë
Treten ndjenjat, fluturon dhe nderi
Fytyrës i shtohet dhe një tjetër rrudhë !
