NDALU BURRI DHEUT
Eh kur mendoja si kalonim
kur jo fort moti, bënim ndeja
thosha, pasha atë kohë
edhe pse na mungojshin shumë gjëra
Eh sot kur të afërmin
e sheh aty pari
se ndërron asnjë fjalë
vdiqëm për se gjalli
Jemi mbyllur në vete
si shtëpiat ndër dry
askush njëri-tjetrin
s’do më pa me sy
Ndalu njëherë o burri i dheut
e vërja gishtin kokës
si more na erdhi kjo ditë
e u bëmë gazi i botës
