Nga romani “Feniks ” Letër dashurie.
Pas një kohe të gjatë moskomunikimi, shkroi,..
Të kam fshehur në shpirt, ta dish.
Edhe në ferr të vete, mjaft të të shoh përsëri.
Ti, mbetesh përjetësisht e vetmja dashuri.
Më ke dhënë sadisfaksion si të kem jetuar me ty një jetë.
=Zemra nuk mbahet burgosur, është e lirë të shkojë ku të dëshirojë.
Ajo më thotë të të dashuroj, deri përjetësi.
Ditët e mija marin jetë, ushqyer nga dashuria për ty.
Zot, mos ma vrisni dashurinë!
Ta dish, se kur ti ikën nga unë,
Zemra më mpaket, shpirti loton.
Lotët e shpirtit më bëhen krua.
O Zot!= Sa shumë më mungon.
Ke bërë gabimin më të madh që ke lënë veten në gjendje të mjeruar shpirtërore.
Unë di ta lexoj zemrën tënde, ta shoh të zhveshur lakuriqe, ti mjekoj plagët dhënë jetë.
Dashuria, është drita e shpirtit.
Aty dua të vdes njëqind herë.
E nga vari të ngrihem prapë.
Dashurisë tënde ti marr pak erë.
Se di, se ç’ ke në gush kaq mjaltë.
= Ti meriton të jesh i lumtur!
Më shërove shpirtin.
