LOTË MALLI RANË!
Ca lotë u shkëputën e rrugëve u rrëzuan,
Si zëri i mallit,
shpirtit dalë
Ku gjurmët e tij mbushnin.
Asaj, rrug’jete eci…
Dhe këtu,
Tek këta lotë xhamit thyer shoh,
Se ç’jam tek Ti.
Bryma, syve tylin e njomtë le të m’a hedhë
Mbi të, emrin tënd, gishtat e mi të shtrëmbër shkruajnë
Dhe me ngjyrë gjaku, gërmat zgjedhin.
S’të pyeta për puthjet, ku i lamë?
S’po puthemi më si më parë!
Ka kohë që harresa më ngacmon
Si një zgavër shpirtit
Thua, sklerozë kohe të jetë,
që çdo gjë e than?!
Nuk dua puthje lëkure.
Ato sot i gjen në cdo pemë të tharë.
Ti puthje shpirtin tek unë.
Atë, veç Ti e puth
Dhe kohën e mat me frymëmarrjen tonë…
