Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, fond ky i cili merret me dokumentimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut gjatë luftës, ka arritur që deri më tani të dokumentojë mbi 13,500 qytetarë të vrarë e të zhdukur nga lufta në Kosovë në vitet 1998-1999.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i këtij fondi, Bekim Blakaj.
“Kur bëhet fjalë tek shqiptarët shumica prej tyre mbi 80% kanë qenë persona civil, pra të cilët nuk kanë marrë pjesë në luftë dhe si të tillë ata nuk është dashtë në asnjë mënyrë civilët me i targetu, pra me u vra apo me u zhdukë”, ka thënë Blakaj