Shtegut i vetmuar
Shtigjeve t’mia s’ecë askush;
Shtigjeve t’mia ka tatëpjeta,
Zemrën e zbrazur gjë s’ma mbush,
Dhe po t’kisha njëmijë jeta!
Shtigjeve t’mia eci zbathur,
Për ta lënë gjurmën mbi shkëmb,
Si një zog i hallakatur
Që ladron nëpër çdo pembë!
Shtigjeve t’mia shihem prore,
N’krahror dhimbja qetë s’më lë,
Si një ujk n’orteqe bore,
Që lufton ta hap një rre!
E hap rrahen i vetmuar,
Mespërmes ortekut n’ vrap,
Dy tre hapa pa kaluar,
Borë me erë ia mbulojnë prapë.