Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritAnton Marniku -Dy gjamë ia patën ba Martinit

Anton Marniku -Dy gjamë ia patën ba Martinit

Dy gjamë ia patën ba Martinit

Një gjamë ia pat ba gruaja n’mërgim
e një gjamë, nana e ti, diku thellë në Malsi
ajo që në kokë mbante një shami t’zezë
e lotet i shkonin si shi…!


Te nana në shqipni
qun fjalën e mortit fisit
nana shkoj e i pruni teshat e ti t’djaleris
e dy librat e Martinit
që i lexonte dikur nër hijen e lisit
ia bani gati
që burrat gjamën me nis.


Erdhen burra e gra, nga e tanë Malsia
filloj gjama, si asht adeti
në vënd te trupit t’Martinit
ia kishin shtri teshat e tia
dhe dy libra palu te kryet
se i kishte vdekë nan’s poeti!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT