NUK MUND TË JEMI NE TË DY KURRË SHOKË
Ne të dy kurrë nuk mund të jemi shokë,
dy zemra që janë dashur e duhen ndryshe, të tillë nuk mund të jenë,
kemi mbetur shpeshherë për njëri- tjetrin pa mend e pa kokë,
gjerësa na gjente së bashku nata, gjerësa dielli mbulonte dhenë!
Nuk mund të bëhemi ne të dy shokë,jo,jo asnjëherë,
më sa dielli e hana me rreze të veta shoqëri a mund të ketë,
në trupat tanë janë të brumosura ndjesi tjera përnjëherë,
që, edhe po të duam, nuk mund t’ i zhdukim për mijëra vjet!
Si mund t’ u vijë erë shoqërore dy palë duarve që lëshonin zjarr,
sa herë u prekën e u shtrënguan në shi,borë, acar e vapë,
si mund të shndërrohen në shokë dy veta që përjetuan llahtar,
tek shkëmbenin puthje të zjarrta buzë liqeni e këndonin këngë të prapë?!