Saturday, August 2, 2025
BallinaNgjyra jete179 çifte u divorcuan gjatë muajit tetor në Kosovë

179 çifte u divorcuan gjatë muajit tetor në Kosovë

Dukuria e shkurorëzimeve sa vjen e rritet në Kosovë.

Vetëm gjatë muajit tetor të këtij viti janë shkurorëzuar 179 çifte.

Kështu ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës përmes publikimit të të dhënave në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin tetor 2023

Po ashtu gjatë kësaj periudhe kohore janë regjistruar gjithsej 1 417 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës)

Ndërkaq sa i përket lindjeve, deri në muajin tetor janë regjistruar 2 161 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës).

Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1 110 lindje janë meshkuj dhe 1 051 lindje janë femra.

Ndërsa, janë regjistruar gjithsej 820 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 449 janë meshkuj dhe 371 janë femra.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT