….Një portret gruaje të plotë me fytyrën ëndërrimtare, tepër e bukur, me ato vathë aq të hijshëm, ja zbukurojnë edhe më shumë atë fytyrë ëngjëllore, por sytë e saj shprehin botën shpirtërore, që mundohet ta fsheh nga sytë lakmitarë të meshukujve.
Por buzët, me formë tepër të veçata, të holla, pak të hapura, tepër joshëse të ndjellin për “mëkat”.
E rregullt në veshje, vetëm një sy i stervitur vlerëson vijën ndarëse të gjinjve aq të bukur. Ata gjinj aq të lirshëm, të plotë, nga çasti në çast duan të shpërthejnë. Tepër në formë me një trup të përsosur, me kofshë të drejta dhe të plota.
Menjëherë erdhi mesazhi:
-Kaq komplimenta njëherësh nuk kam marrë shpesh.
Ja ktheva pa u menduar shpejt përgjigjen:
-Pra keni marrë edhe nga dikush tjetër. Nuk qënkam Une i vetmi.
Po-ma kthen- është e vërtetë. Dikush tjetër më bënte komplimenta kaq të ëmbëla, por……
Kam patur një shok të mirë. Burrë fisnik, i qeshur, i ndjeshëm, por i ndrojtur para meje. E kam patur shok në kuptimin më të sinqertë të fjalës “shok”, por më la në vetmi, e thirri Zoti pikërisht tani, që kishim më shumë nevojë për njëri tjetrin.
Më ka lënë një boshllëk të madh në zemrën time.
Jemi rritur të dy në të njëjtin qytet për vite e vite me rrallë.
E çuditshme forca e rrjetit social. E rigjetëm njëri tjetrin pas afro 35 viteve, kur mendonim, se e kishim humbur plotësisht mundësinë të dëgjoja edhe njëherë zërin e tij.
Flisnim shume çdo ditë aq miqësisht sa nuk mund ta përshkuaj tani.
Në fillim më provokoi, por Unë ja preva në qysh në fillim:
-Nëse do të mbetemi shokë të mirë jam dakort, në rast të kundërt e mbyllim këtu dhe…
-Okej- më tha- mbetemi vetëm shokë.
Në fakt me donte shumë e dija, e ndjeja çdo ditë dhe më shumë.
Çdo ditë që gdhihej e ngrysej, çdo ditë e bekuar nga Zoti më thoshte:
“Mirëmëngjes “sybukura ime”
Por befas në tetor u sëmur dhe u shtrua në spital
I qëndroja pranë me fjalët e mia, i jepja kurajo.
Dhe në ato momente i thashë për herë të parë me tërë forcën e shpirtit tim:
“Të dua, kam tërë jetën, qe e ndrydh brënda vetes time, thellë në shpirtin tim ndjenjën time të dashurisë për Ty”.
“Të pres, të vish shëndoshë, të lutem, mos më lerë vetëm, në vetminë vrastare.”.
E desha me gjithë forcën e shpirtit tim, kështu do ta dua deri sa ëe mbyll sytë e mia.
E kam pishman shumë, që nuk pata mundësi ta shijoj këtë dashuri “të pamundur”.
Më ka dërguar sms e fundit, kur lëngonte dhe përpëlitej me vdekjen, që donte ta rrëmbente:
“Faleminderit për kurajon!
Fisnikja e Jetës time!
Je piktura origjinale e një Femre!
MREKULLIA IME!!
Gëzohem që je sjellë në jetë!
Femra të sjellin në jetë!
Të Adhuroj O Njeri i mirë!!…
Kurrë nuk do ta harrojë.
Ahhh… brengë, mall, sa mall i pashuar…!!
I them mirmëngjes, sa lind dita dhe e përshëndes natën e mire, kur më mbyllen sytë e lotuar.
Është ritual i çdo dite.
Shpesh i thoja:
-Si nuk u lodhe njëherë me mua…Unë s’të jap asgjë….
Më thoshte..
“Ti je mrekullia e jetës time…më jep aq shumë sa më lumturon jetën..”
U shua si një qiri i përvëluar për pak dashuri në fillim të dhjetorit .
Duke mu dridhur shpirti i çoj mesazh në profilin e tij:
“Ngushëllime të përzëmërta familjes..
Pushofsh në paqe, o njeri i mrekullueshëm.”
Kurse vajzës së tij i çova mesazhin më të trishtueshëm për mua:
“Nuk të njoh zemër, por kishe një Baba të mrekullueshëm
Qoftë me ëngjëjt në parajsë, të rroni e nderoni kujtimin e Tij”
Ato ditë, kan qenëm ditë të tmerrshme..s’doja ta besoja..
“Jetë e prerë në mes aq pabesisht”.
Por kam një shoqe time, që më ka mbështetë dhe më ka dhënë kurajo
E kam dashur sa s’di të them:
“Morali, principet…nderi…të gjitha këto..nuk munda ti shkelja”
Kur të pyeta a e njeh, se edhe ti e kishe shok në fb, kisha shumë nevojë të flisja.
Më shaj po deshe..mendo si të duash..por e desha me shpirt.
Ka marrë me vete pjesën më të bukur të shpirtit tim.
Tani që po të shkruaj, lotët s’më pushojnë.. më lehtesojnë, vaditin varrin e tij….
….Më fal, nuk jam në gjëndje të vazhdoj më.
Faleminderit, po e mbyll tani.
Me fal që tu hapa, por kisha shumë nevojë…
Natën e mire e Faleminderit për gjithshka!!
Gjumë të embel…
Shënim: Nga data 24 Mars 2023 edhe me miken që më rrefeu këtë histori të trishtueshme nuk kam asnjë kontakt. Nuk ka hyrë më në rrjetin social. Mbase pas këtij postimi jep shënjë jete..