ANKTHE PA KORNIZA
Në tunele fjalësh
Po mungon dritë e shpirtit,
Nëpërkëmbet vetja
Mes vargonjsh
Të ndryshkur egosh
Nëpërdhëmbet
Bardhësi e zemrës
Që e nxin pa hak
Vrapojnë këmbëzbathur
Dykëmbësha inatet,
Drejt humnerës të gremisen
Angështitë shprishen
Ankthesh pa korniza,
Pa fenerë të shpirtit
Të shohin të vërtetat.
