Një person ka pranuar tretman mjekësor pas plagëve të marra nga dhuna në familje.
Viktima mashkull është rrahur nga djali i tij, ku ka ndërhyrë edhe policia.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
“Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.