NDOSHTA ETJEN DO TA SHUAJA
Një pikë ujë, unë të kërkova,
Jo se s’desha pak më shumë,
Syrin tënd, më shumë e doja,
Që po derdhej, si një lumë…
I hutuar më shumë po rrija,
Kur të shihja duke qeshur,
Por, tek ty fshihej magjia,
Nën fustanin që ke veshur…
Magjinë vërtetë, po ta shikoja,
Nën fustan vështrimin tretja,
Ato çaste, sa shumë po vuaja,
Më shumë për ty, se sa nga etja…
Dot këtë etje, s’mund ta shuaja,
Se çfar ti fshihje, nën qerpik,
Një pikë ujë, vetëm kërkova,
S’po ma jep, e s’më thua ik…
Tu afrova pak më pranë,
Çfar të thoshja, nuk po e dija,
Sytë më shkonin nën fustan,
Se aty poshtë, fshihej magjija…
Eh…magjija kur rri fshehur,
E tretë shpirtin, shumë e than,
I pa pirë, dukesh i dehur,
Për dy shegë nën fustan…
Nën fustan, si rrjetë me vija,
Ato dy shegët po i shikoja,
Pak ti shtrydhja, një pikë të pija,
Ndoshta etjen do ta shuaja.
