PËRMALLIME
Sa fort u përmallova
për ty sylaroshe,
për fjalët e ëmbla
n’takim kur m’i thoshe.
Dikur ishim
dy miq të pandarë,
sot larg njëri-tjetrit
moti s;jemi parë.
Nën hije te pishës
uleshim e pushonim,
njëri-tjetrin
sa shumë dashuronim.
Fjalët e ëmbla
kanë mbetur kujtim,
ti je ngulitur
thellë n’shpirtin tim.
Ngushëllohem me kujtimet
që nuk harrohen
buzët e ëmbla
që m’parafytyrohen.
Ishe mbretëreshë
mua m’bëre mbret,
jeta ishte e lumtur
dhe kishte lezet.
Të ngrita në qiell
se e merritoje,
kështjellën e lumturisë
bukur e ndërtoje.
Ishe shumë besnike
tamam si burrneshë,
unë të përkrahja
si një perëndeshë.
Bukurinë ta çmoja
që ta fali Zoti,
unë të pata fat
mundi s’më shkoi koti.
Ecje shumë krenare
t’gjithë t’kishin lakmi,
me buzët e kuqe
trupin si selvi.
Sa shumë trimërohesha
që të kisha ty,
që jetonim bashkë
t’lumtur un ë e ti.
