Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritAnita Hoxha-E vjetēra shtėpi

Anita Hoxha-E vjetēra shtėpi

E vjetēra shtėpi

Mërguar vitesh, prindërit u kthyen
Njëri – tjetrin mbajnë, mos rrëzohen
Shpirti nga malli, tokës gërryen…
Sytë, qiellit si fëmijë, lumturohen !


Trokasin derës shtëpisë, si të huaj
Si endacakë, që nata i ka zënë
Çelsin e humbur, s’mundën ta ruajnë,
Gjethet e pjergullës, kanë celur e rënë…


Shërndarë, rrobat e fëmijëve të mij
Një çorape e bardhë, tej një biberon…
Prinderit i shtrëngojnë krahëve, në gji
Koha fshehurazi rri…qesh e përgjon !


Ja fiongo e motres, maturës vënë
Topi i vëllait, kohësh qëndron, vetmuar…
Fustani i nënës, dollapit brënda lënë,
Ora mbetur shatatë, minutin që janë larguar !


Prindërit shihen ndër sy, si të gjorë…
Rrezja e diellit, mirëseardhje iu uroi !
Ca luledele tharë e bërë kurorë,
Nëna i mblidhte pranverës që shkoi…


Prindërit u kthyen shtëpisë, përsëri
Hapa dëgjojnë natën, nëpër dhomë
Qyteti dremitë e hëna sheh me qetësi,
Qanë me lotë gëzimi, ajo fëmijëria jonë…!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT