Monday, August 4, 2025
BallinaLajmePlagosja e studentit të akademisë së policisë dhe e kunatit të tij,...

Plagosja e studentit të akademisë së policisë dhe e kunatit të tij, gjendet makina e djegur e autorëve

Policia e Shkodrës ka dalë me një reagim zyrtar lidhur të shtënave me armë që lanë të plagosur studentin e akademisë së sigurisë Gjergji Ndërshtiqaj 28 vjeç si dhe kunatin e tij të identifikuar si Gjon Nika 30 vjeç.

Mësohet se kemi të bëjmë me atentat të mirëfilltë ndaj të plagosurve, pasi policia ka gjetur një makinë tip ‘Renault’ duke u djegur pranë vendit të ngjarjes. Automjeti dyshohet se i përkiste autorëve.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 19:30, në afërsi të një lokali në fshatin Grudë e Re, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Gj. N., rreth 30 vjeç. Si pasojë e të shtënave është plagosur edhe kunati i tij, shtetasi Gj. N., 28 vjeç, student në Akademinë e Sigurisë. Të dy këta shtetas janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore. 

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë, drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër. 

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur disa grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s, si dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit. 

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, për kapjen e autorëve, në afërsi të vendit të ngjarjes, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët. 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim të veprimeve të para, do të ketë informacion më të detajuar për këtë rast.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT