Wednesday, September 3, 2025
BallinaVitrina e libritJahe Fida-Pse loton kjo kështjellë!

Jahe Fida-Pse loton kjo kështjellë!

Pse loton kjo kështjellë!

S’po e shoh t’i shëndri syni
Po fytyra pse si qesh
Pse loton sot kjo kështjellë
Lotët e saj kush i desh
Dhe kështjella t’jetë e mjerr?!

Pse s’lindin më Romeo vall’
As Xhuljeta më s’po lind
Kështjellën e ka marrë mall
T’përsërit historinë
Vdekja, ngjallja të rilind!

Qaj kështjellë e Xhuljetës
Me lot mbush lumej e dete
Qaj për humbjen e jetës
Për dashurinë e asaj dite
Mbretëreshën e mbretëreshës!

Lutu kështjellë në tokë e qiell
Për Romeo e Xhuljetë
Dashuria të ketë diell
Dhe se vdekje mund të ketë
Për dashurinë e vërtet!

Lutem unë lotët tët’ shohin
Ca pseudodashnorë
Ndofta dhe ato pendohen
Dashurinë se bëjnë therrorë
Dhe vërtetë do dashurohen!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT