Thursday, December 26, 2024
BallinaVitrina e libritAlma Mehmeti -Jeta, në prehër të huaj...

Alma Mehmeti -Jeta, në prehër të huaj…

Jeta, në prehër të huaj…

Kalëronte hëna mbi malin me borë,
Kalëronte dhe gjurmë nuk linte,
Veç pas dëgjoheshin ca këmborë,
Folenë nuk e zbulova ku flinte.


Rrahjet e zemrës dëgjoheshin nëpër erë,
Si këmbanë e një kishe në ditë zije,
Monopatit të trishtimit garonte me të tjerë,
Thik’ e dashurisë e gjëmonte si hije.


Shikimi i saj udhëtonte perënduar,
Shkonte larg e kthehej i zbrazët,
Gjurmëve që e kishin robëruar,
Kërkonte fole të mjekonte plagët.


Prehëri që mbështetej, tashmë ish bërë varr,
Kishte lënë një kufomë pa jetë, pa fjalë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT