Saturday, March 28, 2026
BallinaVitrina e libritALBMIR ALBAN THAÇI-BISEDË ME MËSUESEN

ALBMIR ALBAN THAÇI-BISEDË ME MËSUESEN

BISEDË ME MËSUESEN

Kur kuptoi Mësuesja,
Se do tshkoj në mërgim, Ngadal mu ofrua, Nsytë e saj pash shqetësim.

Ajo e dinte, atje shkojmë për një jetë më t` mirë,
Filloi me disa pyetje :
Qka do bëhesh me dëshirë ?
Albmir more Albmir, vërtetë ke qenë djal i mirë !

Mësuesja u ul para meje,
Su largonte dot…..!
Në dy sytë e saj
I rrodhën dy pika lotë.

Më përqafoi fort,
Më pyeti edhe njëherë,
Se atje kur të shkoj,
Ma shumë për ke malli do t`më merr ?

Unë iu drejtova : Ah bre Mësuese,
Fortë më ke ngushtu,
Ju e dini se unë
Të gjithëve iu du.

Por prap më duhet
Të jem i sinqert,
Se për TY Mësuese e dashur,
Ma shumë malli do t`më merr.

Unë shumë i dua
Edhe shoqet e shokët e tjerë,
Me asnjërin prej tyre,
S`jam grindur asnjëherë.

Unë atje kur të shkoj,
Juve do iu kem ndërmend
Se nga Ju mësova,
Si ta dua dhe të sillem në këtë vend.

N`mërgim më prêt Babi,
Oh sa është mërzit,
Atje është i vetëm,
Ai gëzohet kur të shkojmë atë ditë.

Babi gjithëmonë më ka thanë,
Sa herë që me mua në telefon flet,
Oh more bir, Ti ende nuk e dinë,
Guri sa rwndw peshon nvend tvet !

Ju premtoj Mësuesja ime,
Dhe Ju shoqe e shokët e mi,
Do iu ruaj gjithëmonë n` kujtime,
Do iu takoj sa herë që në Kosovë vijë.

Kur të shkoj në Gjermani,
Lutem të bëhem nxënës i mirë,
Ti gëzoj prindërit e mi,
Të ua plotësoj çdo dëshirë.

Kosovën kurrë s`do ta harroj,
Se këtu kam lindur dhe kam shumë kujtime,
Në çdo çast do e kujtoj,
Të bukurën, të shtrenjtën – Kosovën time.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT