Sa e bukur është gjuha ime,
Kur e mësova nga nëna e kohës,
Nga lashtësia linda me gjuhën shqipe,
Kur edhe dritës i thashë në shqip: “Ndriçomë!”
Po mundohen të ndalojnë rrezet e diellit,
Dhe bardhësinë e hënës, dhe udhët e mia,
Por kot e kanë armiqtë sllavë në tokë,
Se nuk shuhet drita që lindi nga Perëndia.
Kjo gjuhë e folur dhe e shkruar nga shqiptarët,
Dhe e krijuar në tokën mëmë të Shqipërisë sonë,
Sa shumë krajlë e gjakatarë janë munduar ta heshtin,
Por çdo herë veç më e ndritur dhe më lart është radhitur.
Të mallkuar qofshin të gjithë ata që na mohojnë
Gjuhën tonë të pastër të Perëndisë, gjuhën shqipe.
Sepse shqip kanë folur Aleksandri, Gjergji e Ademi,
Me këngën shqipe luftuan luftëtarët tanë për atdheun.
Të gjithë të bashkuar nën një qiell dhe nën një diell,
Gjuha shqipe të shkruhet në drunj, gurë dhe mbi dhe!
Në tokën ku lindi Dardania, Arbri dhe vetë shqiptari,
Aty të vuloset përjetësisht gjuha jonë shqipe, shqiptarisht.
