PSE KËSHTU?!
Sa mirë, madhështi dje, sa shumë dashuri,
Sa respekt, sa shumë bujari,
Zot, o Zot!
Po sot?!
Pse kështu?!
Kaq mëri njeri – tjetrin,
O sa shumë prapësira-shëmtira,
Zot, o Zot!
Të larguar, nga gjiri i nënës, të sulmuar anë e anës…
Shpirtrat përvëluar,
Ku është shtylla kurrizore e atdheut, Rinia?!
Malli djeg, dhimbja therëse, pakufi! ..
Zot, o Zot!
Ku e groposëm dashurinë – respektin?!
Çfarë mësimesh do të marrin nga ne, fëmjët tanë?!
S’duket drita jonë,
Në këtë errësi-pafundësi,
Zot, o Zot!
Kështu s’jetohet të ndarë e të përçarë,
Përjetë e mot,
Deri kur, deri kur,
Zot o Zot?!