Buzën tënde duke puthur
Dhe më pas një pikë verë.
Lëngu i jetës të bën flutur,
S’e humb shijen asnjëherë.
Kur skuq vera sipër buzës
Dhe një dorë lehtë e fshin,
përpëlitet cepi i bluzës,
fërgëllojnë e gufojnë gjinjtë…
S’është e thënë verën ta puthësh
Për të ndjerë shijen e saj.
Kur të rrjedhë përgjatë gushës
Çmendurinë, prite pastaj
