ZANI I DRINIT USHËTON QIELLIT
Ku zani i Drinit flet me qiellin,
Shqiptova t’parin belbëzim.
Ku trojet filtrojnë me diellin,
Thitha nektarin e shpirtit tim.
N’ata fusha plot gjelbrim,
Holla t’parin hapin tim.
Nato kodra si piramidë,
Atje lashë t’shtrejtin kujtim.
Rf.
Jam me shpirtë o Zadrimore,
Me za t’Drinit jap kushtrim.
Zadrimë ti je tokë hyjnore,
Je relikë e shpirtit tim.
Pikturu me kodra e fusha,
Malet rresht t’thurin kurorë,
Zani i Drinit kur ushëton,
Dy kalatë e kthejnë jehonë.
Vajza e djem
si rrezja e diellit,
Këndojnë e vallen hedhin,
Tundin malet, ndriçojnë vendin,
Me za t’Drinit i flasin qiellit.
