FJALËN THËRRAS NË RINGJALLJE…
Zgjatje ndjenin buzët në hapje,
sa fjala mbeti në gojëdhëna dhe këngë…
Shpirti me dashuri vishet
dhe pse vargjet në vetvete gricen.
I dehur kësaj dashurie eci
dhe pse ëndrrat zveniten
e tostit të jetës, një e nga një
të mangurat i numëroj…
Të vogla vërtet këto dashuri,
që jetës i mbjell dhe mbi ujë i lë, thellësive rrënjë të lëshojnë.
E skuqura më mbulon e më vjen mirë.
Natën shoh,
me mëngjesin bashkë të flenë,
si dashnorë të lotëve…
Ka kohë,
që barin tokës ja thanë,
Por shpirtin më shumë ia thanë njerëzis përsëgjalli…!
E di mirë këtë gjë,
se zërin e tyre lanë,
dhe ata që ikën,
si e vërteta që tretet heshtjes së frikëshme
dhe kjo, më bënë të vogël në ndjenjën njeri .
Një zë dëgjohet, si në krekosje:
- Të mbytet edhe zëri?!
Një frikë m’u kall.
Thërras…!
Fjalën e së vërtetës thërras në ringjallje,
në të,
një zemër të ketë…
