Luka Modriq e ka informuar Real Madridin për dëshirën e tij për të qëndruar në klub.
Siç raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, Modriq nuk do të krijojë asnjë problem për pagën, ai thjesht do të donte të qëndronte dhe të vazhdonte përtej këtij sezoni.
Ylli kroat ka refuzuar tashmë dy propozime të mëdha pasi ai ende shpreson të nënshkruajë kontratë të re me Realin.
Tani e ardhmja e Modriqit dhe Toni Kroosit do të varet nga klubi dhe do të zbulohet në ditët në vijim – gjithçka është e hapur.