Valbona është një fshat në Alpet Shqiptare, 26 km nga Bajram Curri, Rrethi i Tropojës. Fshati është një ndër atraktsionet më të preferuara turistike në Shqipërinë e veriut. Lumi Valbona qe kalon nëpër fshat dhe vet Lugina e Valbonës tërheqin shumë vizitorë.
Lugina e Valbonës ndodhet në pjesën më veriore të vendit, në lindje të masivit malor të Alpeve Shqiptare, në rrethin e Tropojës. Lugina nis nga Qafa e Valbonës në perëndim dhe përfundon në luginën e Drinit në jugperëndim, prane digës së hidrocentralit të Fierzës. Gjatësia e saj nga Qafa e Valbonës deri në lumin Drin është 50.6 km. Valbona ndodhet 25 kme larg Bajram Currit dhe për të shkuar drejt saj duhet të kalosh më parë nëpërmjet Kanionit të Shoshanit, Grykës së Klisyrës, Grykës së Dragobisë e Qukut të Dunishës. Nga hyrja në kanionin e Shoshanit e deri në Valbonë, udhëtimi kalon nëpërmjet një lugine të ngushte, ku në të dyja anët e saj ka shpate shkëmbore dhe pyje me ah e bredh.
Valbona ka mahnitur shumë vizitorë të huaj, të cilët për të pranuar magjepsjen, janë kthyer ta vizitojnë sërish.
Mikpritja malësore
Është folur shumë për mikpritjen e famshme të malësorëve në të gjitha Alpet shqiptare por në terma të përgjithshëm nuk mund të përfshihesh emocionalisht në ca kode njerëzore që ruhen mrekullisht në këto zona të Shqipërisë. Ne kete zonë kultivohet mirëkpritja shekullore , ku sipas zakonit shtepia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut .
Si shkohet në Valbonë ?
Për të shkuar në Valbonë duhet të udhëtosh 7 orë nga Tirana. Pjesa kryesore e udhëtimit, është segmenti Tiranë-Bajram Curri, që përfshin edhe udhëtimin me traget nëpër liqenin e Komanit. Pamjet fantastike të shpateve malore që bien thikë mbi ujin e liqenit të Komanit, janë të paharrueshme. Përrenjtë dhe luginat e vogla qe lidhin liqenin me pellgun e Drinit krijojnë fjorde të vegjël që futen në brendësi të masiveve malore.
Burimi : Albania News