Sunday, December 22, 2024
BallinaLajmeShtatorja e ish-kryeministrit britanik në Ferizaj, do të përurohet më 12 qershor

Shtatorja e ish-kryeministrit britanik në Ferizaj, do të përurohet më 12 qershor

E të mërkurën, në këtë shesh, Tony Blair do të vijë, për të qëndruar përgjithmonë.

Kjo pasi janë bërë edhe përgatitjet e fundit, që shtatorja e ish-kryeministrit britanik, të vendoset në Ferizaj.

E gjitha kjo, falë punës të Fondacionit “Ne Kujtojmë Tony Blair”.

“Arsyet janë shumë të qarta, Tony Blair është nga figurat kyqe, që e ndihmoi popullin e Kosovës në çlirim, ka bërë një vepër gjigante dhe kjo që po e bëjmë në, është një gjest i vogël”, shprehet Bashkim Fazliu nga ky fondacion.

E për përurimin e shtatores është përzgjedhur edhe një datë e veçantë.

Bëhet fjalë për 12 qershorin, ditën e çlirimit të Ferizajt.

Por, a do të jetë vet Tony Blair, mysafir në përurimin e shtatores së tij?

“Ne i kemi bërë ftesat me kohë, qysh para 8 muajve i ka shkuar ftesa kabinetit të Tony Blair-it, por tani nuk mund të konfirmoj asgjë, pasi në ditët e fundit e kanë pshtjell pak punën edhe niveli qendror, por me rëndësi që me 12 qershor, Tony Blair do të jetë në Ferizaj në bronz”, tregon Fazliu.

Vendosjen e shtatores së ish-kryeministrit që luajti një rol kyç për intervenimin e NATO-s në Kosovë, po e mirëpresin qytetarët e Ferizajt.

E gjithë puna për punimet e shtatores së Tony Blair, filloi qysh në vitin 2016.

Ndërsa në Ferizaj, do të vendoset në sheshin që mban emrin e tij, dhe pranë “Sheshit të Dëshmorëve”.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT