PËR MIKUN KOSOVAR.
Një ditë në një drekë u ndodha,
Për simpati më kish ftuar shoqëria,
U gëzova me shokët,u shlodha,
Nga respekti i shokëve,nga dashuria !
Ishte një shokë shumë i mirë,
Një bir i dashur,kosovar,
Nga kultura dhe zakonet shumë i arrirë,
Me zëmër të pastër dhe shpirt shqiptar !
S’do ta harroj kurrë në jetë,
Këtë djalë të fortë e besnik,
Jo si ata me njëqind fletë,
Me shpirt të pastër,çelik !
I fortë,i çiltër,i zgjuar prej natyre,
Një shqiptar dhe shok i vërtetë,
Djem e vajza të bëshëm Shqipërie,
Në jetë të jetëve Kosova do ketë !
Kosova dhe Shqipëria do jetojnë,
Gjithë shqiptarët kudo në Botë,
Ata do ecin,do përparojnë,
Si gjithë të tjerët mbi këtë tokë !