Karim Benzema ka dhënë disa komente lidhur me Lionel Messi, dikur rivalin e tij më të frikshëm.
Së fundmi, sulmuesi është pyetur për Lionel Messi, i cili po ngec për të kapur formën e tij te PSG.
Benz beson se ai që kritikon Leo Messin thjesht nuk e njeh futbollin.
“Nuk mund ta kritikoni dikë si ai. Dikush që kritikon Messin nuk kupton asgjë rreth futbollit”, ka thënë Benzema, transmeton lajmi.net.
Ditë më parë, Benzema tha se futbolli së fundmi po vlerësohet vetëm në numër golash dhe kjo nuk i pëlqen atij.