Georgina Rodriguez është nga femrat më të pëlqyera në botë, e cila famën e mori pas lidhjes me futbollistin e njohur Cristiano Ronaldo.
Bukuroshja po përballet me akuza të ashpëra familjarët e saj se i harroi pasi u bë e famshme dhe po jeton një jetë luksi.
Hernandez, thotë se e ndihmoi në rritjen e saj pasi babai iu burgos për një komplot për kontrabandë droge, e ka quajtur atë “grua të keqe” që e harroi familjen.
“Ajo mund të ndihet e turpëruar për ne dhe të konsiderojë se është më e mirë se ne, sepse ne nuk jetojmë me luksin e saj. Nuk i kam kërkuar kurrë asgjë. Ajo ka thirrur vetëm një ose dy herë që kur mora vesh se po dilte me Ronaldon. Edhe të tjerët janë të mërzitur”, tha ai.
Gjysmë motra e saj Patricia Rodriguez, 33 vjeç, tha: “Kur ishte ditëlindja e djalit tim, e pyeta nëse mund t’i kërkonte Cristiano-s të firmoste një këmishë për djalin tim dhe ajo tha ‘Jo’ – ajo nuk do ta shqetësonte atë pasi ai ishte në pushime”.
Ndërkohë, gjyshi i Georgina vdiq tre vjet më parë, në moshën 80-vjeçare, pa u prezantuar me mbesën e tij,Alana Martinën.
Georgina kishte vështirësi si fëmijë. Ajo u rrit në Jaca, një qytet në veri-lindje të Spanjës.
Në anën tjetër, xhaxhai i saj, Jezus thotë se ndihmoi në rritjen e saj, e cila po shijon vitet më të mira pas lidhjes me yllin e futbollit.
“Unë isha përgjegjës për të siguruar jetesën për Georgina dhe motrën e saj, për t’u blerë rroba, për të paguar energjinë dhe ujin e tyre. Unë bëra gjithçka. Georgina jetonte me mua gjatë viteve të adoleshencës deri në ditën kur e kthyen kunatin tim në Argjentinë”, thotë ai.
Jezusi jeton në një shtëpi me dy krevate në Spanjën juglindore me gruan dhe fëmijën e tij, me pak më shumë se 650 funte në muaj.
Ai është i nervozuar pasi Georgina nuk i ka thënë kurrë se ku është varrosur Jorge pasi vdiq në moshën 70 -vjeçare pas një goditjeje në tru tre vjet më parë në Argjentinë.
“Askush nuk na tha se Jorge kishte vdekur. Nuk e di pse nuk na tha Georgina. Jam përpjekur të kontaktoj me të. Kam shkruar në Facebook-un e Cristiano-s, ‘Ke gruan më të keqe në krahun tënd’ dhe ‘nëse dëshiron ta dish, më kontakto, do të të them pse”,tha ai duke folur në TV spanjoll.
“Ajo ndaloi së thirruri xhaxhain dhe gjyshen ditën që lindi vajzën. Ne jemi përpjekur të telefonojmë dhe duket se ajo ka ndryshuar numrat. Tani të gjithë do ta zbulojnë personin e paturpshëm që ajo është. Pse nuk mund të na thoshte se babai i saj kishte vdekur? Ju nuk i fshehin gjëra të tilla”, tha në anën tjetër gruaja e xhaxhait të saj, Lidia.
Përpara se gjyshja e saj Juana Escarabajal të vdiste, ajo i tha TV spanjoll se ishte e shkatërruar që Georgina nuk e kishte prezantuar me vajzën e saj.