BallinaVitrina e libritLindita Kurti Mema-Dialog me hënën e shpirtit.

Lindita Kurti Mema-Dialog me hënën e shpirtit.

O hënë,moj pasqyrë e lotëve të padukshëm,
pse i vesh ëndrrat me argjendin e largësisë?
Pse çdo yll duket si një dëshirë e burgosur,
dhe çdo rreze si një letër e pashkruar e dashurisë?

Unë jam një det që fsheh anije të mbytura,
një qiell që mban stuhi pas syve të qetë,
një kopsht ku trëndafilat çelin pa stinë,
ku kujtimet kanë rrënjë më të thella se vetë jeta.

Mos më zgjo,o agim,nga kjo mbretëri e heshtur,
lëri hënës të më thurë një kurorë me yje,
se ndonjëherë shpirti nuk kërkon një botë tjetër,
po një çast ku bëhet univers dashurie.!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT