Saturday, June 28, 2025
BallinaVitrina e libritManushaqe Hoxha Laçi-Shtëpia e djegur buzë rrugës

Manushaqe Hoxha Laçi-Shtëpia e djegur buzë rrugës

Mora rrugën nga kurbeti
për t’u kthyer në vendlindje.
Në zemër plagë më mbeti
shkrumb e hi shtëpia ime.


Me vështirësi e hidhja hapin
drejt gërmadhës kur po shkoja
Lumenj lotësh morën vrapin
jetë kurbeti më nuk doja!


Preka gurët plot me dhimbje
në zemër ndjeva drithërimë.
Dëgjova zërin e nënës time
qê vinte gërmadhës me ushtimë.


Kur hirin me këmbë e shkela
gjëmim shpirti në sy më mbeti.
larg vendindjes në mërgim ngela
vite jetë më gllabëroi kurbeti.


Me lot zemre mbi gërmadhë qava
mbushur brenga e dëshpërime.
Mallin me shtëpinë e djegur ndava
buzë rrugës në vendlindjen time.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT