Saturday, June 28, 2025
BallinaLajmeNjë 60-vjeçar gjendet i vdekur në një qendër masazhi në Prishtinë

Një 60-vjeçar gjendet i vdekur në një qendër masazhi në Prishtinë

Një burrë rreth të 60-tave është gjetur pa shenja jete në një nga qendrat e masazheve në lagjen “Arbëria” në Prishtinë. 

Pas marrjes së informacionit policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ndërsa ekipet e emergjencës kanë konfirmuar vdekjen e tij.

Ende nuk dihen shkaqet e sakta të vdekjes, por po kryhen hetime intensive për të zbardhur rrethanat.

Trupi i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes.

Paparaci është në pritje zyrtare të përgjigjes së policisë për të mësuar detaje të tjera nga ky rast.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT