Të kisha krahë të fluturoja
Në çdo cep të shkel me këmbë
Njerëzimit t’i tregoja
Në një t’i bashkoj
Në pëllëmbë të dorës
Nënë Tereza
Njerëzimin e donte
Me frymën e shpirtit
Shpirti i saj
Botën përshkon
Dorën e shtrirë, e të ngrirë
Me zjarrin e gjirit të saj
Dorën e shtrirë, të ngrirë
Foshnjën e uritur pa gji, mëkon
Të mburremi me këtë shenjtëri
Pa dallim feje a race
I fali botës mirësi
Dorë e bekuar ishte shenjtëria saj
Pa fund dashuria
Lumturi pa skaj
