Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritBlerta Basha -PENGJET E EMIGRIMIT!

Blerta Basha -PENGJET E EMIGRIMIT!

Ah ne mërgimtarët kështu kemi një jetë,
Me pengje plot, e po aq mall në shpirt,
Malli për vendlindjen tonë, është një dert,
E malli për prindërit, si jetë pa dritë.

Si zogjtë e korbit shpërndarë nëpër botë,
Në jug e veri, Europë e Amerike,
Ku është gjaku ynë, ku është sot,
Shpërndarë në pole edhe në Afrikë.

Jemi bërë si të huaj, ah sa e vërtetë,
S’po njohin nipërit, gjyshërit e tyre,
U lindën u rritën, në emigrim një jetë
Vetëm ngjyra gri nga bota e çdo ngjyre.

Ah se këto janë pengjet e emigrimit,
Nje ditë do ikim të gjithë nga kjo botë,
Të rrojmë me dinjitet si pjesë e njerëzimit,
Që sytë mos të na pikojnë më, dhimbje dhe lotë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT