BallinaVitrina e libritBarie Çupi-Koha lakuriqe.

Barie Çupi-Koha lakuriqe.

Ndonjëherë koha tkurret,
tkurren hijet,
zjarret,
uji,
njeriu,ngjarjet,ligjet.
…
ngjajnë qesharake,
ç’lakuriqësi para syve,
ndërsa stinët të gjitha duken vjeshtake,
fjalët të pakuptimta,
përplasjet asimetrike,
shpërthejnë rrugët,
si zhurmë dhimbjesh mes brinjëve.
…
kanë me ikë prapë,
kanë me ikë si dikur,
por dikush afër teje çirret,
është zgjuar,
hidhet,
mjaftueshëm i fortë,
as jepet,
as trembet,
ndërton ngadalë një jehonë.
…
stuhitë e erërës i rrëzuan gjethet ,
e i përcollën përtej,
hapësirat mbetën boshatisur,
sikur të isha matësja e kohërave,
do ngjisja si në pazëll,
muskujt e çdo kohe të grisur,
ku duken të thella gërryerjet.
…
të ethshme,
gjurmët e botës
dhe zemra e tokës
më ngjajnë me zemrat e nënave.
…
pse ky fati i jetës?
…sa pritje e çuditshme,
si në një breg të lodhur nga dallgët,
ku askujt nuk i shkon në mend,
ç’etje përbrenda i përcillet?
…
mos vallë buzëqeshja,
shpëtimi,
aty e gjitha shkrihet?
…
ndonjëherë kjo
na duket
si fillesë pa emër,
apo si qëndresë.
…ndërsa kujtesa !
…
ç”njeri i Noas ka zbritë?
…
sikundër mund ta kërkosh veten,
në copëzat e kohës me dritë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT