Thursday, November 21, 2024
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota -NËPËR. SHI

Petro L. Sota -NËPËR. SHI

Me një çadër të zezë, po ikën rrugës ti,
Mbi gjethet e rëna, po shkel mengadalë.
Nuk të trëmbi, kjo kohë e vrejtur me shi,
As ndonjë furtunë e rrebesh më s’të ndal…

Ashtu si kjo vjeshtë, që ka ardhur tani,
Do të ndodhte, patjetër një ditë kështu,
Por nuk e mendova, që do të ikje nëpër shi,
Duke na lënë një pikëllim, të vetëm ketu…

Me vete e more te gjithë atë dhimbje ti,
Bashke me gjethet e verdha, mbi flokë të rënë,,
Ai pikëllim, që në shpirt po të bije si shi,
Duke ikur nëpër mjergull, në një natë pa hënë…

Si në një natë pa hënë, shpirti po të lengon,
E nuk e besoj, se do të kthehesh prap tani,
Edhe hëna, po me duket sonte si lehonë,
Si nje lehone e lagur, qe iken neper shi…

Qe po ikën nëpërr shi, pa kthyer kokën mbrapa,
Pa dëgjuar më, se çfar për ty do të thonë,
Si gjethet do ti shkelesh, pëshpërimat me hapa,
Ndërsa qerpikët do të lagen, nga një lot që pikon…

Atë lot që të pikon, mbi ato qerpikët e zinj,
Do ta ndjesh, sa herë të kujtosh këtë ditë me shi,
Si një shigjet, që të ka goditur thellë në brinjë,
Do të mbesi si plagë, kur humbet një dashuri.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT