Nuk ka dëshirë të shaj jetën!
Nuk ka çelës që dritën e shpirtit të ma ndezë!
Nuk ka rrefim që të ndal frymën e vonuar!
Nuk ka aromë që zevëndëson harrimin!
Nuk ka dashuri që jeton e vetmuar!
Nuk ka ëndërr të gjallë kyçur në sirtarin e unit!
Nuk ka jetë përtej një buzëqeshjeje të vdekur!
Nuk ka ndjenjë të rritet në ftohtësinë e dimrit!
Nuk ka zemër të jetojë pa gjak dashurie!
Nuk ka heshtje të larë nga britma lotësh!
Nuk ka kopësht pa trëndafila e tulipanë!
Nuk ka horizont pa mirazhin e fytyrës së ëngjellore…