Ecja rrugës pa parë as fundin e skajin
Sytë e përlotur ende nuk shuan mallin
Shikimet e turbullta sikur s’dinin hallin
Mallë i pafund ashtu si nëna për djalin
Ecja rrugës e shikoja muzgun vjeshtor
N’ mendje ca kujtime të thurura kurorë
Me vite e dekada edhe vargje shkrova
Me sytë e përlotur edhe sot i kujtova.
Ecja rrugës bashk me mallin e ndjenjën
Këtu kisha trupin e tjetërkund mendjen
Mallin kam t’ mbuluar me lot e dashuri
Koha e kujtimeve erdhi n’vjeshtë përsëri!
Ishte shi atë ditë kur shpinën të ktheva
U ndava si një gjethe që bie nga pema
Shumë përqafime morra e shumë urata
U kthefsh bija ime me shpirt uroj nëna!
Edhe sot jam në rrugë me të njejtin mallë
Dëshira e ëndërra e kthimit mbetën fjalë
Mendimet mbetën t’njejta nëper dekada
Akoma jeton shpresa e lutjes nga nëna!