Tuesday, October 22, 2024
BallinaVitrina e libritAlbina Ceka -NJË TUFË KUJTIMESH

Albina Ceka -NJË TUFË KUJTIMESH

Një tufë me lule malli,
më dhuruan sot këto kujtime.
Në mes tyre lulëzon trendafili…
Të tjera gjëmba, lotë dhe dhimbje.


Kujtimet janë të shejta,
Janë vatra ku revoltohet malli,
Ata hapin portat që ka zemra,
Hynë në dhoma gëzimi dhe halli.


Shkundin petalet në mendje ,
Atje ku flejnë ëndrrat e vrara,
Ku janë ngrirë lotët e një nëne…
Ndër histori të thëna dhe t’pa thëna.


Kujtimet e vdekura heshtin,
Mes tyre çmendet mendimi…
Kordat e zemres na i prekin…
Me lotë lajmë tufa kujtimi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT