Monday, October 21, 2024
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani -FËMIJËT E VRARË NË LUFTË

Murtez Asllani -FËMIJËT E VRARË NË LUFTË

Në luftën çlirimtare
U vranë fëmijë e gra
Askend s’e kursyen
Vrisnin pa ia ndarë.

Shumë fëmijë u vranë
Dhe u maltretuan,
Para armiqve
Kurrë s’u dorëzuan.

Fëmijët e pafajshëm
U vranë pa mëshirë,
Gjakpirësve t’vendit
S’u vinte vështirë.

Por edhe para tytës
Fëmijët s’u frikësuan,
Bashkë me nënat
Për liri u flijuan.

Fëmijët e vrarë
Me mall i kujtojmë,
Varret me lule
Çdoherë ua mbulojmë.

Fëmijët e vrarë
Populli i nderon,
Me këngë e vepra
Gjithmonë i kujton.

Vdiqën për atdhe
Për t’jetuar n’liri,
Jeta s’u dhimbsej
Edhe pse ishin fëmijë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT